MENU
klinika

Detajet

Sot ligji për ‘Lojërat e fatit’, opozita bojkot Kuvendit

25.10.2018 - 08:42

Pritet të miratohet ditën e sotme në seancën e Kuvendit, ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit.

Pavarësisht se në rend të ditës do të jetë edhe votimi i këtij ligji, opozita sërish nuk do të marrë pjesë në Parlament duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.

Kujtojmë se më 23 tetor Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet për “Lojërat e Fatit”, ndërsa kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’

Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

Përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat

Prokuroria Kukës jep masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit

"Shqipëria në 2030 në Bashkimin Evropian"

Takim me von der Leyen, Rama ndan foton