24.03.2021 - 11:55
Një pacient i infektuar me koronavirus ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Durrësit, në repartin Covid.
Ende nuk ka të dhëna për moshën dhe gjininë e viktimës.
Aktualisht, gazetari i Panorama raporton se tri pacientë ndodhen në Reanimacion, ndërsa 48 pacientë ndodhen të shtruar në këtë spital.