MENU
klinika

Detajet

Teatri/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit, kalon për votim në Kuvend

25.10.2018 - 09:35

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin. Pritet që dekreti të kalojë sot në seancë plenare për vulën e fundit.

Në mbledhjen e sotme kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare, ai  tha se “beme gjykimin dhe ndryshimet qe i vleresuam te nevojshme. Jemi pro ndertimit te nje teatri te ri”.

Pas kesaj, dekreti i kalon seancës plenare që pritet të nisë këtë paradite.

Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë pasi sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe më parë.

“ Bazuar në rregullore beme gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vleresuam te nevojshme qe u votuan. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shume jane lojëra fjalësh. Kemi reflektuar çfare shprehej si shqetësim nga Komisioni Europian,” tha ai.

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’

Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

Përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat

Prokuroria Kukës jep masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit

"Shqipëria në 2030 në Bashkimin Evropian"

Takim me von der Leyen, Rama ndan foton