MENU
klinika

Punimet drejt fundit

Spitali i Fierit hapet javën e tretë të prillit

25.03.2021 - 10:30

Spitali i Ri Rajonal Memorial në Fier, është shumë pranë përfundimit. Evis Berberi, koordinatori i projektit tha se në javën e tretë e muajit prill objekti do të jetë gati. Sipas tij puna me strukturën ndërtimore ka përfunduar, ndërsa aktualisht po punohet për hapësirat e jashtme.

“Në zonën e urgjencës në të cilën ne ndodhemi tani janë menduar që të jenë 12 shtretër njëkohësisht, por kjo nuk do të thotë që do të trajtohen vetëm 12 pacientë. Pra, urgjenca shërben edhe si ambulatore shërben edhe për rastet më të rënda të cilat kanë nevojë për shtrimin në pavion. Maksimumi java e tretë e muajit Prill objekti do të jetë i dorëzuar”, tha Berberi për Klan, duke shtuar se150 dhomat e pacientëve presin vetëm të plotësohen me pajisjet e nevojshme hotelerike dhe mjekësore.

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit iu premtua Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se do të ndërtohet përpara zgjedhjeve.

Sot ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa theskoi se spitali është shumër pranë përfundimit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier