MENU
klinika

Si ta shpjegojmë rezultatin e testit serologjik?

Brataj tregon çfarë duhet të dimë: Sa zgjat imuniteti pas shërimit?

25.03.2021 - 12:03

Të gjithë ata persona që kanë kaluar Covid 19 kanë pikëpyetjen e madhe se sa të mbrojtur janë dhe sa do zgjasë imuniteti i krijuar.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj duke komentuar studimin shkencor të Rockefeller University të ditëve të fundit, tha se imunuteti jonë zgjat në kohë me muaj, pavarësisht sasisë së antitrupave që janë krijuar.

“Edhe pasi nuk kemi antitrupa, jemi të mbrojtur për një kohë të gjatë, ose e kemi ushtrinë gati që në një kohë zero shumë shpejt përgjigjet organizmi me qelizat B karshi virusit”.

Brataj shpjegoi në Wake Up dhe se çfarë duhet të kuptojmë nga rezultati i një testi serologjik dhe të mos shqetësohemi nëse ai del i ulët, pasi trupi tashmë e ka njohur virusin dhe ka bërë gati “ushtrinë” për ta luftar nëse përballet sërish me të.

“Pas infektimit secili nga ne bëhet prodhimi i antitrupave dhe me kalimin e infeksionit, disa javë deri në disa muaj antitrupat qendrojnë, deri në dy tre muaj e nis zbritja e tyre.

Edhe në studimet më parë është parë që 6 muaj kryesisht kapen antitrupat në plazmën tonë, antitrupa që janë formuar që në momentin e infeksionit. Zakonisht pas tre muajsh nis ulja e tyre dhe pas 6-8 muajsh nuk ke mundësi ti kapësh përmes analizave të gjakut por nuk është e thënë që nuk e ke më imunitetin”.

Mes qytetarëve është vënë re edhe që ka një garë se kush ka më shumë antitrupa, por si e shpjegon doktor Brataj atë shifrën që del në testin serolpogjik? Ata që kanë më pak antitrupa a janë më të predispozuar që të infektohen më shpejt nëse kanë kontakt me virusin?

“Jo, ajo do të thotë që përqindja e antitrupave që të ka kontaminuar ka qenë e ulët dhe është mjafuar një ushtri më e vogël për bllokimin e sasisë së viruseve që kanë hyrë tek ju.

Format janë nga përqindja, nga lloji i virusit, nga mënyra e ekspozimit, nga kushtet e motit, kemi parë që në temperatura të ftohta është më i favorizuar virusi. Ka njerëz që e kanë kaluar pa simptoma kanë qenë asimptomatikë e s’kanë prodhuar aq shumë, ka njerëz që e bëjnë shumë vone serologjikun e thonë nuk e kam kaluar, nuk është e thënë.

Ka shumë veta që tregojojnë, si dikush që më tregonte dje se kishte 1.03 nga 1 që është norma, vërtet nuk ka një numër të lartë antitrupash mbrojtës por është tregues që e ka kaluar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brataj: Edhe pas 6-8 muajsh…

Sa na mbrojnë antitrupat nga ri-infektimet?