MENU
klinika

Ardhja e 192 mijë dozave të “Sinovac”

Rama: Jemi gati të nisim vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha…

25.03.2021 - 16:45

Kryeministri Edi Rama ka prituyr sot në Aeroportin “Nënë Tereza” 192 mijë doza të vaksinës kineze “Sinovac”.

Rama deklaroi se që ditën e nesërme Shqipëria është e gatshme të presë në Kukës të gjithë mjekët e Kosovës për t’i vaksinuar, ndërsa i gjithë procesi mund të zgjasë 20 ditë.

Rama: Kemi vendosur qershorin si një afat maksimal, por kemi marrë masat që të realizojmë vaksinimin e gjysmë milioni qytetarësh brenda majit.

Objektivi përfundimtar është që brenda pranverës së ardhshme të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme. Më pas të përmbyllim këtë luftë as më shumë dhe as më pak, me shumicën e vendeve të BE-së.

Ne sot kemi mundësi që t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës. Jemi gati menjëherë që nesër të nisim vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës. Brenda 20 ditësh maksimumi duke pasur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës. Nëse ata duan ta përshpejtojnë procesin mund të bëhet në një kohë shumë më të shpejtë.

Sëbashku me Ministren e Shëndetësisë kemi diskutuar dhe ka marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë sapo vaksinat të kalojnë procedurën e regjistrimit dhe shpërndarjes në të gjithë territorin. Të krijojmë një orar të përshtatshëm vaksinimi deri në mesnatë dhe nëse e është e nevojshme ta bëjmë edhe me tre turne.

Që të kemi brenda periudhës që fola të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi moshën 60 vjeç është pjesë e ambicies sonë. Objektivat vendosen pa marrë parasysh çfarë mund të ndodhë e paparashikueshme, se ne shqipot nuk i llogarisim, po vendosim fundin e qershorit për horizontin fundor, por bindja ime është që në të gjitha rastet brenda majit ta mbyllim këtë pjesë të procesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja sa qytetarë synohen të vaksinohen deri në verë

Rama: Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit…