Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se vota e emigrantëve nuk do të jetë e mundur për këto zgjedhje.
“Për këto zgjedhje nuk do jetë e mundur vota e emigrantëve përfundimisht”, tha Celibashi.
Ndalur te motivet, Celibashi dha argumentet e tij.
“Në një lloj mënyre të gjithë jemi përgjegjës, për KQZ jemi përgjegjës për faktin që në kohën që na lanë në dispozicion duhet t’i kishim përgatitur të gjitha, për infrastrukturën ligjore dhe teknike, dhe gjithë pyetja që unë bëj të paktën me përgjegjësinë e KQZ-së është kjo. A ishte realiste kërkesa që në më pak se 6 muaj të përgatiste të gjithë kuadrin ligjor, pra praktikisht të bënte një kod të ri zgjedhor nga e para? Nëse dikush thotë “po”, për 6 muajsh mund ta kishit bëtë këtë, atëherë e kemi ne përgjegjësinë, por nëse pyesim a i kemi votuesit, se nuk dua të komentoj pastaj qëndrimet politike, mendoj se sikur pjesa e qeverisë akuzon opozitën se nuk e ka dashur, dhe e kundërta, nuk e di se ku është e vërteta pasi publikisht opozita dhe qeveria kanë thënë dhe janë deklaruar se i kemi për të gjitha përpjekjet. Ky proces nuk është shumë i thjeshtë, kërkon angazhime të mëdha dhe çfarë është më e rëndësishmja është se duhet të ketë një koncensusi të plotë, është njësoj si të hartosh rregulla ku njëra palë nuk i pranon dhe t’i thuash hajde hy në garë”, tha Celibashi.