MENU
klinika

Mbrojtja e vlerave të luftës

Projektligji për UÇK-në nuk hidhet në votim

25.10.2018 - 11:50

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten kanë votuar disa projektligjet por jo edhe Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ky Projektligj nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka hedhur në votim 7 projektligje tjera, të cilat janë votuar edhe nga deputetët e LDK-së dhe VV-së, të cilët më pas kanë lëshuar sallën. Ndërsa, në momentin që erdhi në radhë Projektligji për UÇK-në, Veseli e kaloi atë duke hedhur në votim projektligjet tjera.

Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves_-_6

Në seancën e sotme janë votuar Projektligji për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, Projektligji në parim për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Projektligji në parim për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale, Projektligji në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, Projektligjit në parim për Inspektoratin e Punës, Projektligji në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Projektligji në parim për Pagat në Sektorin Publik, Projektligji në parim për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura dhe Projektligji në parim për Zyrtarët Publik. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë