MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse kam dhimbje barku menjëherë pasi ha?

27.03.2021 - 10:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Pse kam dhimbje barku menjëherë pasi ha?

Mjeku: Këto janë 4 gjendjet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje në stomak menjëherë pas ngrënies:

Sëmundja e refluksit gastroezofageal 

E njohur ndryshe dhe si GERD, është një gjendje e cila ndodh kur acidi irriton mburojën e ezofagut, duke shkaktuar djegie dhe dhimbje stomaku gjatë procesit të përpunimit të ushqimit, thonë ekspertët. Ka shumë mundësi që ju të vuani nga GERD nëse pëlqeni ushqime të nxehta ose pikante, pasi lejon dërgimin e acidit në ezofag. Nëse mendoni se vuani nga GERD, përpiquni të mos konsumoni ushqime pikante, kafeinë dhe alkool. Konsultohuni me mjekun nëse përsëri keni probleme.

Sindroma e zorrës së irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim që shkakton dhimbje në stomak, gazra, diarre dhe kapsllëk, si dhe dhimbje pas ngrënies. Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga kapsllëku ose diarreja, është mirë të kontrolloheni nga një mjek i specializuar.

Sëmundja celiake

Sëmundja celiake është reaksion imun ndaj konsumimit të produkteve gluten dhe ndikon në mënyra të ndryshme. Në këtë rast kemi probleme me zorrën e hollë pas konsumimit të glutenit. Personat të cilët janë jo tolerant ndaj glutenit, mund të kenë diarre ose gazra.

Vuani nga ulcera

Nëse keni gjithmonë dhimbje pas ngrënies, dhe vuani gjithashtu nga anemia, keni të përziera, probleme me kalimin e ushqimit, gjakderdhje në jashtëqitje dhe keni rënë shumë në peshë, të gjitha këto shenja mund të paralajmërojnë se jeni duke vuajtur nga ulcera. Ndonjëherë, dhimbjet janë kalimtare, por nëse janë të vazhdueshme dhe pas çdo vakti, është mirë të konsultoheni me një mjek.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.