Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare pasi shpëtoi jetën e disa personave pritet të marrë titullin “Dëshmor i Atdheut”.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi bën me dije se po presin përfundimin e ekspertizës për të marrë vendimin e menjëhershëm. Koci thekson se shpallja e Salës si “Dëshmor i Atdheut” është me porosi të kryeministrit Edi Rama.
“Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Ardheut” me porosi të Kryeministrit në gatishmëri për ti dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.
Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e te tjerëve, do të bëhet!
Janë gjallë bilbilenjtë!”, shkruan Koci.