Turqia merr fitoren e dytë në kualifikueset e Botërorit 2022. Pasi mposhti 4-2 Holandën në ndeshjen e parë, ekipi turk fitoi edhe në transfertë ndaj Norvegjisë, kësaj here në shifrat 0-3.
Norvegjia e Haaland dhe Odegaard e mbylli në disavantazh 0-2 pjesën e parë. Fillimisht, turqit kaluan në avantazh me anë të Tufan pas vetëm 4 minuash, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 28’ me anë të Soyuncu.
Në pjesën e dytë miqtë nga Turqia shënojnë edhe golin e tretë, Ishte sërish Tufan që shënoi në minutën e 59’, duke realizuar dopietën personale dhe duke kapitulluar kështu ekipin norvegjez, që mbetet në kuotën e 3 pikëve.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Holanda bëri detyrën ndaj Letonisë, duke fituar në shifrat 2-0. Tulipanët, që luanin në shtëpi, morën avantazhin në minutën e 30’ të takimit. Autor i golit ishte Berghuis, i cili realizoi në mënyrë fantastike.
Në minutën e 69’ de Jong qetëson të besuarit e Frank de Boer. Në këtë grup kryeson Turqia së bashku me Malin e Zi, që më herët fitoi 4-1 ndaj Gjibraltarit. Kroacisë i mjaftoi vetëm 1 gol në shtëoi ndaj Qipros. Pasalic në 40’ i dha tri pikët e para nënkampionëve të botës.