MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Cilat janë arsyet pse zgjohem qull në djersë gjatë natës?

28.03.2021 - 09:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë arsyet pse zgjohem qull në djersë gjatë natës?

Mjeku: Djersitja është një proces fiziologjik nëpërmjet të cilit eleminohen lëngjet e tepërta dhe toksinat nga organizmi. Gjatë djersitjes sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular. Ajo ndihmon gjithashtu në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Por përveç stinës së verës, ku djersitja është proces mëse normal, trupi ynë prodhon djersë të tepërta edhe gjatë natës. Shpeshherë fajësojmë temperaturën e lartë të dhomës ku flemë ose shtresën e tepërt, por arsyet janë të tjera.

1.Apnea penguese e gjumit : Apnea penguese e gjumit është një çrregullim i funksionit të frymëmarrjes, e karakterizuar nga ndalesa të frymëmarrjes gjatë gjumit. Si rrjedhojë e mungesës së ajrit , trupi i njeriut djersin. Apnea shoqërohet edhe me shqetësime të tjera si gërhitja, lodhja gjatë ditës, dhimbja e vazhdueshme e kokës apo ndryshimet e humorit.

2.Menopauza : Menopauza shoqërohet me çrregullime hormonale të cilat sjellin djersitje gjatë natës. Gratë në menopuazë shpesh zgjohen me ndjesi mbytjeje dhe besdisjeje të krijuar nga djersitja e vazhdueshme. Përveç djersitjes shumë prej tyre paraqesin edhe çrregullime të tjera si cikël i parregullt, lëkurë e thatë dhe ndryshime të humorit.

3.Ankthi : Ankthi ose stresi kronik ndikojnë në shfaqjen e djersëve të tepërta. Në raste të tilla është mirë që problemi të kapet që në gjenezë. Terapistët praktikojnë terapi konjitive të të sjellurit dhe ndihmojnë pacientët të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN