28.03.2021 - 11:48
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një piknik me të rinj në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta thumbojë, duke e konsideruar aktivitetin si “infektim masiv”.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo është papërgjegjshmëri e Partisë Demokratike.
Reagimi:
Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap:
“Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”
#Turp #Papërgjegjshmëri #Rrumpallë me këta #ShqipëriaFitonInfektimin
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Këtë verë do të presim turistë nga e gjithë bota”