28.03.2021 - 15:06
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 18 të Grupit A, të Kategorisë së Parë. Burreli ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Orikut në shtëpi, dhe ka parakaluar përkohësisht në krye të renditjes Dinamon e cila pret të zhvillojë ndeshjen e saj, teksa përballet nesër me Korabin në Peshkopi.
Besëlidhja ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Veleçikut në shtëpi, ku skuadra lezhjane realizoi tri herë në pjesën e dytë. Partizani B ka arritur të barazojë 1-1 ndaj Orikut në frymën e fundit me anë të Bërdufit në minutën e 90+2′.
Grupi A
BURRELI 2-0 ORIKU
Toma 31′, Vecaj 60′
BESËLIDHJA 3-0 VELEÇIKU
Hoxha 53′, Dibra 65′, Danaj 79′
PARTIZANI B 1-1 VORA
Bërdufi 90+2′ / Lushaku 1′
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria e Parë