MENU
klinika

493 raste të reja dhe...

Ministria e Shëndetësisë raporton shifrat e 24 orëve të fundit

28.03.2021 - 16:58

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për bilancin e covid në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë, Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë, 11 raste në Durrës, 9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë, Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Mars 2021)
Raste të reja ditore 493
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 327
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2993

Testime totale 551,307
Raste pozitive 124,134
Raste të shëruara 89,456
Raste Aktive 32,468
Humbje jete 2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22205
Fier 2641
Durrës 1365
Vlorë 1231
Shkodër 1236
Gjirokastër 1284
Korçë 797
Lezhë 497
Elbasan 405
Kukës 369
Dibër 327
Berat 111

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN