Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, fitoi sot garën e Çmimit të madh të Katarit në Moto GP, gara e parë sezonale, zhvilluar në pistën e Losail. Ai la pas francezin Johann Zarco me Ducati Pramac (i dyti) dhe italianin Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar (i treti).
Ndërsa i katërti u klasifikua spanjolli Juan mir me Suzuki, kampioni i botës në fuqi. Këta katër pilotë dueluan nga xhiro e parë deri tek e fundit për fitoren. Pas mesit të garës, Vinales merr kreun dhe shkëputet disi nga tri pilotët e tjerë, duke e merituar fitoren.
Mjaft e bukur gara për vendin e dytë, me dy pilotët e Ducati që parakalojnë Suzukin e Mir në metrat e fundit të vijës së drejtë, me motorin italian që bëri diferencën. Debutimi i Valentino Rossi me Yamaha Petronas ishte për t’u harruar, pasi italiani u klasikua në vendin e 12-të, shumë larg kryesuesve.
What a start to 2021! 🔥@mvkoficial12 overcomes the Ducatis to claim victory as @JohannZarco1 and @PeccoBagnaia deny @JoanMirOfficial late on! 🏆#QatarGP 🇶🇦 pic.twitter.com/DHYRTJvfeZ
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) March 28, 2021