MENU
klinika

Mbretëresha e skenës në 4 dekada

Madona, 60 vitet e divës

16.08.2018 - 15:35

Kur në 1979-ën, në moshën 21 vjeçare me vetëm 35 dollarë në xhep Madona la Miçiganin për të shkuar në Nju Jork me siguri askujt s’i shkonte mendja se ajo do të sundonte skenën muzikore botërore për katër dekadat e ardhshme.

Vajza me origjinë italiane ( i ati Silvio ishte nga Akuila ) do të zinte fronin e mbretëreshës së muzikës pop duke revolucionarizuar kodet estetike e duke u shndërruar në ikonë për brezat e ardhshëm.

Sot Madona feston 60-të vjetorin dhe ndonëse konfigurimi i skenës muzikore ka ndryshuar, është freskuar me zëra të rinj, emra premtues, aspirante nëpër klasifikime, ajo vijon të mbetet diva e padiskutueshme.

Veronica Louise Ciccone ( ky është emri i saj i vërtetë vijon të jetë shpërthyese në skenë dhe sot kur feston 60 vjetorin, me një energji dhe entuziazëm që as mund të mendohet për bashkoshataret e saj.

Në këtë ditë kur e uron mbarë bota Madona ndërkaq ka postuar edhe një foto në instagramin e saj me mbishkrimin “Mbretëresha” ku thumbon me humor ndjekësit: Në rast se dikush e ka harruar!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë