MENU
klinika

Mësimi me dy turne

Durrës/ Protestë për kushtet e këqija të shkollës

25.10.2018 - 14:29

Një prej shkollave 9-vjeçare të Durrësit, “Jusuf Puka”, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit janë zhvendosur në turnin e pasdites në një shkollë të afërt me të.

Ky transferim ka marrë menjëherë reagimin e nxënësve, të cilët thonë se shkolla pritëse ka kushte edhe më të këqija sesa shkolla e tyre.

Klasat janë shumë të vogla, nuk ka drita dhe nuk ka banjo”, thonë nxënësit.

Edhe prindërit shprehen të shqetësuar për mësimin pasdite dhe në kushte aspak të përshtatshme. Edhe drejtoresha e shkollës pritëse pranon gjendjen e rënduar të shkollës, ku është ndërhyrë për herë të fundit në vitet ’90.

Vetëm me ardhjen e kosovarëve si refugjatë lufte, ka pasur ndërhyrje”, thotë drejtoresha.

Rikonstruksioni i shkollave është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për prindërit, pasi cënon procesin e rregullt mësimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin