MENU
klinika

Pas tij vjen Ibra

Një gol i Ronaldos kushton 1 mln e 350 mijë euro

29.03.2021 - 11:29

Pagat marramendëse nga kontratat faraonike e kanë kthyer futbollin në një nga disiplinat sportive të lakmueshme për këdo. Por, duke pasur parasysh pagën e tyre, sa kushton një gol i sulmuesve kryesor në Seria A?

Cristiano Ronaldo është më i paguari dhe si rrjedhojë golat e tij vlejnë tmerrësisht shumë. Deri më tani, portugezi ka shënuar 23 gola dhe çdo gol i tij vlen plot 1 milionë 347 mijë e 826 euro. Shumë i distancuar me Ronaldon në këtë garë speciale gjendet Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ka shënuar 15 gola dhe duke ditur pagën e tij, një gol i shënuar prej 39-vjeçarit i vlen Milanit rreth 466 mijë euro.

Podi i kësaj gare kompletohet nga Romelu Lukaku. Belgu i Interit ka shënuar 19 gola deri tani dhe çdo realizim i tij vlen pak më shumë se 394 mijë euro. Fituesi i Këpucës së Artë sezonin e shkuar, Ciro Immobile gjendet i gjashtë në këtë renditje me 285 mijë euro për çdo gol të shënuar.

Surprizë në këtë garë mund të quhet padiskutim sulmuesi i Crotones, Simy. 28-vjeçari merr 600 mijë euro në sezon nga kontrata e tij me Crotonen. Shifër e ulët, duke pasur parasysh që deri më tani numëron 13 gola, që në aspektin monetar përkthehen në 46.353 euro për gol.

Nga arbitri tek bastet dhe transmetimi

Çfarë duhet të dini për duelin Shqipëri-Çeki

Kur do ta marrë vendimin trajneri Silvinjo

Shiriti i kapitenit, mes Ismajlit dhe Ajetit!

“Si një derbi, por me avantazhin e publikut tonë”

Silvinjo para duelit me Çekinë: Kemi 2-3 lojtarë me probleme