Është përcjellë këtë pasdite për në banesën e fundit deputeti socialist, Bashkim Fino.
Fino u nda nga jeta gjatë natës së kaluar, në moshën 59-vjeçare, pas betejës një mujore me koronavirusin.
Ikja e parakohshme e deputetit la pas një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit e tij, por edhe për politikën majtas e djathtas, ku ai shërbeu prej 34 vitesh.
Bashkim Fino do të mbahet mend, mes të tjerash, si politikani që drejtoi vendin në postin e kryeministrit në periudhën më të vështirë për Shqipërinë, përkatësisht më 1997.
Për ndarjen e tij nga jeta reaguan të gjithë politikanët, të majtë e të djatthë, të cilët ishin sot të pranishëm edhe në homazhe te Pallati i Kongreseve.