MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Bashkim Fino e shpëtoi Shqipërinë në trazirat e vitit 1997

29.03.2021 - 17:25

Nga Spartak Ngjela

Bashkim Fino, nuk jeton më. Dhe me dhimbje më duhet ta them këtë…

Bashkim Fino, ishte një njeri i veçantë: kishte moral të lartë dhe edukatë të mirëfilltë qytetare.

Punëtor i madh dhe me optikë të lartë menaxheriale.

Tani nuk jeton më.

Por, si kryeministër, ai e shpëtoi Shqipërinë në trazirat e vitit 1997. Operativ, trim, paqësor dhe humanist: ai diti të drejtonte edhe shtetin, por diti që të jepte edhe optimizëm me logjikë të saktë kundrejt ndërkombëtarëve të shumtë që e shihnin me shumë shqetësim çështjen shqiptare.

Tani nuk jeton më.

Humbje e madhe për politikën shqiptare, njëlloj si dhe për familjen e tij.

Unë e kisha mik, dhe u miqësova me të jo nëpër lokalet e Shqipërisë, por kur ai ishte si drejtues, si kryeministër dhe si menaxher brilant i qeverisë që drejtonte.

Në luftë i patrembur;

Në punë, i palodhur;

Në fushata elektorale tejet popullor;

Dhe në jetë: i moralshëm, shoqëror dhe vetëm i drejtë.

Ti u largove Bashkim në një kohë kur duheshe shumë.

Të qoftë i lehtë dheu i atdheut tënd.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin