MENU
klinika

Mbushin plot qendrën shëndetësore në Durrës

Të moshuarit +80 mezi presin të bëjnë vaksinën

30.03.2021 - 09:35

Interesi i të moshuarve mbi 80 vjeç për të bërë vaksinën ka qenë i lartë në këtë qendër.

Sot është dita e tretë e vaksinimit për këtë grupmoshë dhe procesi po vijon normalisht në 18 qendrat shëndetësore të Durrësit e Shijakut.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se njerëzit kanë shkuar pranë qendrës shëndetësore dhe po qëndrojnë në radhë për të bërë vaksinën. Paralelisht po vijon vaksinimi edhe në qendrat e posaçme të vaksinimit të ngritura për mësuesit, personelet mjekesore dhe për pedagogët e universitetit “A.Moisiu” të Durrësit.

Në dispozicion të Durrësit për procesin e vaksinimit të të moshuarve janë 15 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Në këto 3 ditë të para janë vaksinuar rreth 50-60 të moshuar për qendër në ditë.

Ndërkohë 160 pedagogë të UAMD-së e kanë marrë dozën e parë të vaksinës gjatë këtyre ditëve. Procesi në kampusin universitar nisi ditën e premte, ndërkohë që jo të gjithë kanë mundur t’i bashkohen këtij procesi, pasi përveç hezitimit ka dhe mjaft pedagogë që e kanë kaluar muajt e fundit, apo po e kalojnë Covidin dhe duhet të presin për një tjetër moment. Ndërkaq janë vaksinuar 50 % e mësuesve dhe po vlerësohet nisja e vaksinimit për mësuesit e shkollave jopublike. Edhe Urdhri i Mjekut Durrës njoftoi një ditë më parë nisjen e fushatës për stafet mjekësore të institucioneve private në Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk shprehin dyshime për “Sinovac”

Vaksinohen 700 të moshuar në Shkodër


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin