MENU
klinika

FOTO-LAJM

Ja si presin vaksinën anti-Covid të moshuarit në sheshin “Skënderbej”

30.03.2021 - 13:08

Ka vijuar këtë të martë në sheshin “Skënderbej” vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç. Në këto foto të LSA shihet se si të moshuarit qëndrojnë në radhë në pritje të dozave të vaksinave.

Temperaturat në kryeqytet janë rritur ndjeshëm, çka ka bërë që disa prej tyre të mbrohen ndaj rrezeve të diellit me çadra, kapele, apo edhe gazeta.

Disa prej të moshuarve duken të lodhur nga pritja dhe temperaturat. Pasi janë njoftuar nga mjekët e familjes, ata janë vënë në radhë sipas planifikimit përkatës. Megjithatë ka edhe prej tyre që nuk e kanë planifikimin për vaksinë, por paraqiten në qendrat e vaksinimit.

Në Shqipëri po vaksinohen aktualisht moshat e treta, për të nisur mandej vaksinimin masiv edhe për fashat e tjera të popullatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN