Që prej martesës me Princin Harry, Meghan Markle është kthyer në epiqendrën e mediave rozë dhe çdo gjë që ajo, apo kur shfaqet në publik nuk mund të mbesë pa u vënë re nga mediat.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Meghan Markle ishte në qendër të mediave për shtatzëninë e saj, këtë herë vëmendja është fokusuar tek diçka tjetër. Dukesha e Sussex pësoi një rënie të vogël në stil pasi mbërriti në Toga me një fustan të kuq të mrekullueshëm.
Ndërsa ecte në tapetin e kuq, era i nxori etiketën e fustanit të blerë. Meghan, e cila ndodhet në një tur në Australi, po ecte në krah të bashkëshortit Princ Harry.
Fustani i kuq 345 dollarë pasqyronte ngjyrën e flamurit të shtetit të Tongës.