MENU
klinika

Peleshi: Gati të shtrihemi në qendrat e çdo qyteti

Vaksinimi masiv, angazhohen edhe infermierët e FA

30.03.2021 - 16:04

Bluzat e bardha të Forcave të Armatosura u janë bashkuar kolegëve të tyre të sistemit publik shëndetësor në vaksinimin masiv të popullsisë ndaj Covid-19.

Aktualisht mjekët dhe infermierët e FA janë angazhuar për vaksinimin e personave mbi 70 vjeç, në qendrën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Skënderbej”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pa nga afër procesin e vaksinimit dhe punën e infermierëve që shërbejnë në uniform ushtarake.

Ministri Peleshi u shpreh i kënaqur që ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë dhe shprehu gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm në kryeqytet, por kudo ku ajo ka nevojë, në çdo cep të vendit.