MENU
klinika

11 qytetarë humbin jetën

Ministria nxjerr shifrat e Covid: Ka ulje të madhe të testimeve dhe rasteve të reja

30.03.2021 - 16:48

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2730 testime nga të ciat janë 304 raste të reja dhe fatkeqësisht 11 humbje jete në 24 orët e fundit.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Mars 2021)

Raste të reja ditore        304

Të shëruar në 24 orë     593

Të shtruar në spitale      293

Humbje jete në 24 orë    11

Testime ditore                2730

Testime totale            555,930

Raste pozitive             124,723

Raste të shëruara         90,617

Raste Aktive                31,879

Humbje jete                  2227

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              22083

Fier                  2607

Durrës              1309

Gjirokastër  1242

Shkodër            1199

Vlorë               1107

Korçë                 779

Lezhë               419

Elbasan            387

Kukës               359

Dibër               329

Berat               59

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.