MENU
klinika

ILD jep sot vendimin për prokurorin e Krujës

Enkelejda Hoxha kërkon ndryshimin e masë së sigurisë

31.03.2021 - 10:52

Enkelejda Hoxha ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin e saj nga detyra, pasi Hoxha kishte liruar nga burgu disa kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër, sot pritet që të jepet vendimi për prokurorin e Prokurorisë së rrethit Krujë,  Bujar Memia. ILD pritet të vendosë nëse do të shkarkojë pas Enkelejda Hoxhës edhe Meminë.

Kjo kërkesë vjen pasi Memia nuk ka ankimuar vendimet e gjyqtares Hoxha për lirimin nga burgu të personave të rrezikshëm, si Endrit Dokle, Hekuran Billa, etj.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistratit Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mospërmbushjen e pajustifikuar  e funksioneve gjatë dhe pas gjykimit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal, akte të konstatuara në 4 procese gjyqësore”, ka thënë Metani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin