Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se deputetët në Kuvendin e Kosovës duhet të vënë para interesat e shtetit, e jo interesat e veta interesat apo partiake.
Von Cramon ka komentuar në Twitter në postimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, që tha se deputetët duhet të vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës para atyre politike dhe se nuk mund të imagjinohen zgjedhje të reja në këtë valë të pandemisë.
Rohde ka mirëpritur vendimin e LDK-së për të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Vjosa Osmanin për presidente.
“Kjo është edhe shpresa ime. Ju lutemi sigurohuni që të gjithë në Kuvendin e Kosovës të vënë interesat e shtetit para, e jo ato të veta apo politike”, ka shkruar Von Cramon.