MENU
klinika

Shqipëria 12 vjet në NATO

Ambasada e SHBA kujton mesazhin e George W. Bush në vizitën…

01.04.2021 - 09:28

Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar Shqipërisë 12 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA, kujton deklaratën e ish-Presidentit të ShBA George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

“Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.

POSTIMI I PLOTE

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë.

Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN