Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar se nuk ka raste të fataliteteve që lidhen me vaksinimin dhe procesi po ecën shumë mirë.
E pyetur ne lidhje me humbjen e jetës së dy të moshuarve të vaksinuar, prof. Bino u shpreh: Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anticovid të mbron nga covid19, jo nga ëemundjet e tjera.
Prof. Bino ka bërë me dije se vaksinat janë të sigurta dhe kanë marrë autorizimin e përdorimit në vendet përkatësë, ndërkohë që janë një sërë institucionesh të tjera që bëjnë vlerësimin e tyre.
“Vaksinat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara”, deklaroi Bino për mediat.