MENU
klinika

NBA

Nets mbajnë kreun pa James e Durant, Clippers “k.o”

02.04.2021 - 09:43

Ndryshojnë vendet e para në Konferencën e Lindjes në NBA. Fitorja e katërt radhazi për Brooklyn Nets, që konsolidon edhe më shumë kreun e renditjes. Nets mundën 111-89 Charlotte Hornets.

Sfidë ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë ishte Green me 21 pikë, ndërkohë që mungesa e Harden dhe Durant nuk u ndje. Ardhja e Harden nga Houston Rockets ka rezultuar efikase dhe tashmë Nets do të kërkojnë të mbajnë ritmin deri në përfundim të sezonit të rregullt.

Rikthehet te fitorja Philadelphia, që mundi 114-94 Cleveland Cavaliers, duke qëndruar në vendin e dytë në Lindje. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku shkëlqeu Milton me 27 pikë.

Fiton edhe ekipi i Miami Heat, që mposhti 116-109 Golden State, ku tre lojtarë të Heat realizuan mbo 20 pikë, ndërsa Denver Nuggets triumfoi 101-94 në fushën e Los Angeles Clippers, me Murray më të mirin në parket me 23 pikë.

Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Atlanta Hawks, që mundi 134-129 San Antonio Spurs, në një takim me shumë rivalitet dhe emocione. Capela, Bogdanovic dhe Young realizuan nga 28 pikë secili për Atlantan, duke i bërë të pavlefshme 36 pikë e DeRozan. Pas kohës shtesë fiton edhe Orlando Magic, që mundi 115-110 New Orleans Pelicans.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN