02.04.2021 - 10:12
Në orën 11:00 u hodh shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Skuadrat e kualifikuara për në fazën gjysmëfinale ishin: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia.
Teuta ka qenë me fat, pasi ka peshkuar Skënderbeun, për më tepër, që duke qenë ndeshje teke, ajo do të luhet në Durrës. Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Laçi. Dy skuadra që kryesojnë edhe në kampionat.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Finalja do të luhet në maj, me datën dhe stadiumin që ende nuk është përcaktuar.