MENU
klinika

Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve

Kurti: Nëse nuk e zgjedhim Presidentin, shkojmë në zgjedhje

02.04.2021 - 10:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ekzekutivi do të sjellë në kuvend planin e tij, pasi të zgjidhet presidenti i ri i vendit

Në seancën plenare, që po mbahet të premten, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, kërkoi që qeveria të sjellë këtë plan, pasi siç tha ai, ende nuk dihen se cilat janë prioritetet e ekzekutivit që udhëheq Kurti.

Kurti tha se ky plan do të vijë pas “skanimit të gjendjes” që qeveria ka gjetur në institucione.

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për këtë post, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka propozuar Vjosa Osmanin, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi mbi 300 mijë vota.

Gjatë seancës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pyeti lidhur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kanë intensifikuar punën në sigurimin e vaksinave dhe shtoi se “kemi konfirmim nga kompanitë e tjera, të cilat pritet të arrijë së shpejti”.

Kosova më 29 mars nisi vaksinimin me 24.000 dozat e vaksinës së AstraZenecas, që i siguroi falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministri Vitia po ashtu foli edhe për masat që janë në fuqi kundër koronavirusit dhe shtoi se masa të reja do të merren edhe në ditët në vazhdim dhe porositi që masat të respektohen në përpikëri.

Kosova së fundmi ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus. Të enjten, më 1 prill, u shënua rekord i rasteve të reja ditore, përkatësisht 975.

Që prej marsit të vitit të kaluar, e deri më 1 prill, Kosova ka regjistruar në total 91.405 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.884 pacientë kanë vdekur dhe janë shëruar 75.647 persona.

Raste aktive janë 13.874.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin