MENU
klinika

"Nuk ka asnjë të dhënë bindëse që..."

Dy rastet e vdekjeve pasi morën vaksinën kineze, komiteti i Ekspertëve del me reagim zyrtar

02.04.2021 - 11:51

Pas lajmeve që qarkulluan në mediat se dy persona në Shqipëri kanë ndërruar jetë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze, komiteti i posaçëm që shqyrton pasojat e vaksinimit thotë se nuk ka lidhje “shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës”.

Komiteti i Ekspertëve i ngritur për vlerësimin e efekteve të padëshiruara pas vaksinimit ka bërë me dije në reagimin zyrtar se në vendin tonë deri tani “nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës”.

NJOFTIMI I PLOTE

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore: Nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.

Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!