Nga dita e nesërme, e shtuna e 3 prillit, do të nisë vaksinimi i efektivëve të policisë.
Ndërsa nga sot, e premte, në drekë, nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit, sipas një plani të kombinuar.
Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qyteti i Beratit.
Sipas ministres, vaksinimi i efektivëve do nisë nga Tirana, e më pas do shtrihet në gjithë vendin.
“Nisin nga nesër vaksinimin e efektivëve te policisë në Tiranë pastaj në gjithë Shqipërinë e gjithashtu të gazetarëve të terrenit.
Po ndjekim planin e vaksinimit të kombinaur, grupet e riskut, personat në shërbimet kritike janë edhe këto dy kategori që nisin nga nesër për policët e nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit e pastaj me të moshuarit sipas planit të vaksinimit”, tha ministrja Manastirliu.