MENU
klinika

Kategoria e Parë, Play-Out

Lushnja e Flamurtari në paqe, Elbasani mbetet me 1 pikë

03.04.2021 - 14:55

Në ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e Kategorisë së Parë sa i përket fazës së Play-Out. Besëlidhja ka fituar pastër ndaj Partizanit B duke ia dalë në shifrat 3-1.

Sa i përket sfidës tjetër të grupit A, Erzeni dhe Oriku u mbyll në barazimin pa gola. Ndërkohë, në grupin B ishte përballja e Lushnjës dhe Flamurtarit që prodhoi 4 gola, por në fund të dyja ekipet janë ndarë me një pikë.

Kategoria e Parë, Grupi A  

Besëlidhja-Partizani B 3-1

Dibra 17’, Bushi 58’, Hoxha 66’/ Allmeta 77’

Erzeni-Oriku 0-0

Kategoria e Parë, Grupi B

Lushnja-Flamurtari 2-2

Qoshku 45’+1 / Aliaj 15’, Diamanti 61’

Turbina-Elbasani 1-0

Daci 2’