Skuadra më në formë dhe më resultative deri më tani është Utah Jazz, që mori fitoren e nëntë radhazi dhe numëron vetëm 11 humbje nga 49 ndeshje në total.
Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit fituan thellë në shtëpi 137-91 ndaj Orlando Magic. Përsëri Mitchell ishte më i miri në parket me 22 pikë. Për Jazz ra në sy loja e grupit si gjithnjë dhe duket se titulli në Perëndim nuk është problem.
Në Lindje, rikthehen në krye të renditjes Philadelphia, që mposhti në shtëpi 122-113 Minnesota Timberwolves. Shënuesi më i mirë ishte Toësn për miqtë, me 39 pikë e 14 rebound, por që nuk mjaftuan.
Fitorja e tretë radhazi për Milwaukee Bucks, që fitoi ne sekondat e fundit 129-128 ndaj Sacramento King në transfertë. Pak minuta për Antetekounmpo, ndërsa shënuesi më i mirë ishte Holiday me 33 pikë.