MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PD ndaj KAS

04.04.2021 - 15:32

Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e PD ndaj KAS në lidhje me fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Aktualisht Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë një vendim pasi pala paditëse (PD) parashtroi ankesën e saj.

Në padi, PD kërkon që të përfshihen emrat e kandidatëve për deputetë në fletën e votimit, ndërsa ankesa e dytë lidhet me përplasjen e logos me partinë “Bindja Demokratike”.

Më parë, Komisioni i Ankesave pranoi ankimin e Partisë Socialiste dhe hoqi emrat e kandidatëve nga fleta e votimit duke vendosur që ata të identifikohen vetëm me numra. Vendimi i KAS u parapri nga debatet e përfaqësuesve politik të PS dhe PD-së.

“Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës”– tha Ivi Kaso.

Fjala e fundit i takon gjykatës zgjedhore e cila duhet të shprehet për këtë fletë votimit, ku zgjedhësit krahas numrit të subjektit politik do duhet të përzgjedhin edhe një numër tjetër, prapa së cilit fshihet kandidati i tyre i preferuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vaksinimi stresi i përditshëm, nuk kam respekt për ata mjekë që…"

Rama jep lajmin: Kemi siguruar 50 mijë doza nga Astrazeneca

Koalicion me Bashën apo Kryemadhin pas zgjedhjeve?

Rama i prerë: Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!