MENU
klinika

Në raundin e parë votuan…

Dështon sërish zgjedhje e Vjosa Osmanit si Presidente!

04.04.2021 - 17:24

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku është votuar për zgjedhjen e presidentit të ri është arritur kuorumi i nevojshëm pasi kanë marrë pjesë në votim 81 deputetë.

Megjithatë, pretendetja e LVV, Vjosa Osmani nuk ka arritur të sigurojë votat për tu zgjedhur presidente e vendit. Arsyeja është se të paktën 12 vota u shpallën të pavlefshme në raundin e parë të votimit, ndërsa Osmani ka siguruar 69 vota.

Në seancë janë të pranishëm 84 deputetë, mes të cilëve edhe Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom. Të dy munguan në seancën e një dite më parë, kur u përsërit dy herë raundi i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por nuk u arrit kuorumi prej 80 votave.

Pritet që të nisë raundi i dytë për zgjedhjen e kreut të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuvendi i Kosovës të shtunën e ka përsëritur...

Kosova po hyn në një krizë të panjohur kushtetuese

Vazhdon saga e zgjedhjes së presidentit

A do ta sigurojë Vjosa Osmani votën e 80-të?


Mediat serbe ironizojnë Vuçiçin, ja lëvizja e dëshpëruar e presidentit para udhëtimit për në Nju Jork

Beogradi ‘humb shpresat’ për rezolutën, vendimi katastrofik pritet më 23 maj

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

A është politika e jashtme e Serbisë “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Eksperti i Ballkanit: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

"Të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë"

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Kosova i përket BE-së e NATO-s