MENU
klinika

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së presidentes...

Mediat serbe për fjalimin e presidentes Osmani: Flet për…

05.04.2021 - 16:15

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani. Në veçanti nënvizuan pjesën e fjalimit të saj për raportet me Serbinë.

Fjalimi i parë i presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmanit, pas zgjedhjes në këtë post, është shoqëruar me komente në disa media të Serbisë. Më së shumti është komentuar pjesa e fjalimit për raportet me Serbinë, kur ajo tha se “Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për të gjitha vepra që ka bërë në Kosovë”, se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë nuk dalin para drejtësisë” dhe se “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nënvizoi se Kosova është e gatshme për dialog, por Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për të kaluarën dhe të kërkojë falje për krimete bëra.

Reagimet e para të mediave serbe

Autoritetet serbe deri tani kanë heshtur për zgjedhjen e presidentes së re. Ndërsa gazeta më e madhe proqeveritare, “Politika”, ka dhënë vetëm lajmin se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në Prishtinë në raundin e tretë dhe se ajo ishte kandidate e Vetëvendosjes. Ndërsa gazeta “Vecernje Novosti” e titullon shkrimin e saj: “Fjalimi i parë dhe menjëherë sulmoi Serbinë: Fjalët skandaloze të Vjora (këtu gazeta ia shkruan gabimisht emrin Vjosa Osmanit) Osmanit – Beogradi duhet të pranojë viktimat e luftës së Kosovës”. Kjo gazetë nënvizon edhe fjalët e presidentes Osmani se “paqja mund të vendoset vetëm kur Serbia të pendohet për krimet”.

E përditshmja “Blic” nënvizon fjalët e presidentes Osmani se “Drejtësi nuk do të ketë derisa Serbia e merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.” Ndërsa portali “Espreso” e titullon shkrimin e vet madje me: “Fjalët gjarpërore të Vjosa Osmanit: Flet për dialog e kërkon që Serbia të përgjigjet për krime”. Edhe “B92” shkruan se Osmai i ka dërguar një mesazh Serbisë. Në fjalën e saj të parë para deputetëve, presidentja e e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN