Një ngjarje vërtetë e rrallë ka ndodhur para pak ditësh në Belgjikë, e denjë për një film komik.Didier, pronari i një dyqani elektronik u përballë me katër persona që tentuan ta grabisin atë, por ndoshta ata janë grabitësit më idiotë në botë.
Ata e kërcënuan atë me një armë kur, pas një bisede, është vetë pronari që shpjegon se koha për të bërë një grabitje nuk ishte më e mira. Në fakt, ai i thotë atij se në orën 3:00 të pasdites nuk kishte shumë parë dhe se do të ishte më mirë që ata të shkojnë atje në orën 6.30 të pasdites.
Ndërkohë Didier iu drejtua policisë, duke thënë për kthimin e mundshëm të kriminelëve. Agjentët pothuajse nuk i besonin fjalëve të tij, por pavarësisht kësaj, ata e mbështetën. Në fakt, Didier me të vërtetë besonte se i kishte bindur ata. Dhe kështu ishte.
Në orën 17.30 grupi kthehet në dyqan, një orë përpara. Policia nuk ishte ende e gatshme për aksionin, kështu që Didier nuk e humb durimin dhe iu thotë grabitësve: “Unë ju thashë se ju duhej të vinit në orën 18.30, largohuni”. Dhe kështu, me zell, grabitësit kanë respektuar dëshirat e pronarit për herë të dytë.
Pas një kohe ata u kthyen, por këtë herë dyqani nuk ishte për ta më objekti i grabitjes, pasi u kthye në “burgun” e tyre. Agjentët kishin mbërritur dhe i vunë në pranga.