Partizani ka siguruar i pari një biletë për në finalet play off në volejboll për meshkuj, pas tores 3-0 ndaj Vllaznisë, në takimin e dytë gjysmënal luajtur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Të kuqtë e trajnerit Tomorri i fituan të dyja përballjet gjysmëfinale, duke u kualifikuar me meritë për në finale. Një ndeshje me rivalitet, por me një epërsi të lehtë të Partizanit, që i fitoi të tre setet me shifrat e njëjta 25-20.
Finalisti i dytë do të dalë nga përballja e tretë mes Erzenit dhe Tiranës. Në gjysmëfinalen e dytë luajtur sot në “Fahrie Hoti”, skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndaj shijakasave (25-20, 21-25, 25-21, 25-15).
Erzeni rivalizoi tre sete, duke fituar të dytin dhe më pas u “dorëzua”. Tirana ishte më superiore në fushë, duke e merituar fitoren. Emri i finalistit të dytë do të mësohet pas 48 orësh, në ndeshjen e tretë mes dy ekipeve.
Play off – Gjysmëfinale Meshkuj
3 prill: Erzeni – Tirana 3-0
3 prill: Partizani – Vllaznia 3-0
5 prill: Tirana – Erzeni 3-1 (1-1)
5 prill: Vllaznia – Partizani 0-3 (0-2)
7 prill: Erzeni – Tirana
Partizani është ekipi i parë nalist i play off-it në volejboll për femra, ndërkohë që emri i skuadrës së dytë naliste do të mësohet pas 48 orësh, në përballjen e tretë gjysmënale mes Tiranës dhe Vllaznisë. Sot janë zhvilluar ndeshjet e dyta gjysmënale, që kanë përcaktuar ekipin e Edhe te femrat, Partizani është finalisti i parë. Vajzat e kuqe të drejtuar nga trajneri Andi Lundra mposhtën 3-2 Barleti Volley në takimin e dytë mes tyre luajtur në “Asllan Rusi”, duke i fituar të dyja sfidat dhe merituar kualifikimin në nale.
Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar dhe emocione, që zgjati dy orë. Të kuqtë fituan 25-18 setin e parë, por shpejt vjen reagimi i Barletit, që fiton 25-21 setin e dytë. Kjo skenë përsëritet edhe në dy setet e tjera, me Partizanin që ton 25-19 të tretin dhe Barleti që rikthen ekuilibrat në fushë, duke fituar 25-14 atë të katërt. Mjaft i bukur edhe seti final, tuar 15-10 nga Partizani, që siguron finalen.
Vllaznia arriti të vendosë ekuilibrat e përballjeve gjysmëfinale, pas fitores 3-1 në Shkodër ndaj Tiranës, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Vendaset fitojnë 25-19 setin e parë, ndërkohë që bardheblutë rikthejnë ekuilibrin, duke fituar setin e dytë 25-9.
Gjithsesi, Vllaznia merr sërish komandën, duke fituar 25-19 setin e tretë. Mjaft i bukur seti i katërt, ku gjithçka vendoset në pikët shtesë, 29-27 në favor të Vllaznisë.
Play off – Gjysmëfinale Femra
2 prill: Barleti Volley – Partizani 1-3
2 prill: Tirana – Vllaznia 3-1
4 prill: Vllaznia – Tirana 3-1 (1-1)
4 prill: Partizani – Barleti Volley 3-2 (2-0)
6 prill: Tirana – Vllaznia