MENU
klinika

1500 banorë rrezikojnë izolimin!

U ndërtua 50 vite më parë, shembet ura në Torovicë!

06.04.2021 - 08:35

Rreth 1500 banorë të dy fshatrave në zonën e Torovicës, në Lezhë, rrezikojnë izolimin total, për shkak të dëmtimit të urës së Malecajve.

Ura, e cila është ndërtuar në vitet 1970, kishte pësuar çarja prej disa vitesh dhe nga reshjet e shiut të dy ditëve më parë është shembur plotësisht në anën veriore.

Në këtë situatë, kalimi në të është mjaft i frikshëm dhe i rrezikshëm. Banorët thonë se në këtë urë nuk është investuar asnjëherë dhe dëmtimi i saj ka ardhur nga vjetërsia dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

“Ka 4-5 vjet që është bërë rruga. E kanë shembur kamionët e mëdhenj dhe tash dy-tri net ka renë brenda komplet. S’ka ardhur askush, vetëm dje më thanë ka ardhur Policia, ka vënë ato shirita dhe s’dimë gjë më tepër. Ura është e plasur komplet dhe na rrezikohet jeta kur kalojmë”, shprehet një banor i zonës.

Të njëjtin shqetësim shpreh dhe një tjetër banor i zonës. “Është duke u çarë dhe po s’vuri dorë shteti ose bashkia, këtu është rrezik të vdesë dikush, pasi vjen makina e kalon këtu rrezik bie në kanal. Shumë shqetësuese është për ne se s’kemi ku të kalojmë as me bagëti, as me mjete e me asgjë. Boll frikë kemi”, thotë banori.

Përballë kësaj situate, banoret e fshatrave Malecaj dhe Koljakaj kërkojnë ndërhyrje nga shteti për të shmangur rrezikun që ju kanoset dhe izolimin. “Ka disa kohë që ka pasur krisje. I bëj thirrje shtetit të verë sa më shpejt dorë në të, të vij një inxhinier i mirëfilltë, sepse këtu kalojnë mjete të tonazhit të lartë. Zona mund të izolohet komplet dhe për ne nuk ka jetë më”, thotë një tjetër banor. E vetmja masë që është marrë deri më tani është vendosja e një shiriti nga Policia, ku sinjalizohet për rrezikun që ka kalimi në këtë urë, ndërsa bëhet e ditur se në lidhje me problematiken janë vënë në dijeni autoritetet vendore./ e.h.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN