MENU
klinika

Shtojini në dietën tuaj

4 dobitë e mëdha që marrim prej ushqimeve lejla

07.04.2021 - 09:25

Frutat dhe perimet lejla janë një dhuratë në dietën tonë sepse përmbajnë disa antioksidantë të fuqishëm të quajtur antocianina. Antocianinat janë shumë të fuqishme sepse shkatërrojnë radikalet e lira para se ato të dëmtojnë qelizat e shëndetshme të trupit.

Ja disa shembuj të frutave dhe perimeve lejla të cilat përmbajnë antocianina:

Rrushi i kuq
Patëllxhanët
Kumbullat
Boronicat
Qershitë
Lakra e kuqe
Mollët e kuqe
Qepët lejla etj.
Çfarë përfitimesh marrim prej tyre:

Për shkak se antocianinat rregullojnë stresin oksidativ, procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Ju do ta vërtetoni kur të shihni veten në pasqyrë dhe të ndjeni lëkurën elastike dhe pa rrudha.
Shkencëtarët pohojnë se antocianinat përmbajnë veti anti-kancerogjene. Duke i konsumuar rregullisht këto ushqime ulni konsiderueshëm riskun e prekjes nga kanceret vdekjeprurës.
Përveç kancerit, edhe risku i sëmundjeve të zemrës mund të ulet falë antocianinave. Ato kontrollojnë presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, të cilët janë faktorë risku për sëmundjet e zemrës.
Mëlçia është organi që detoksifikon trupin tonë dhe kryen detyra të tjera shumë të rëndësishme. Ushqimet e pasura me antocianinë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të saj.

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?