Aeroporti i Rinasit është bllokuar totalisht pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë.
puna është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.
Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.
Një kontrollore e AlbControl ka zbardhur për mediat kërkesat që ka ajo dhe kolegët e saj për ministren Belinda Balluku dhe qeverinë për t’i dhënë fund pezullimit të punës.
Në fakt, kontrollorja pretendon se dje ka nënshkruar formularin e paaftësisë në punë, teksa thekson se është shkarkuar.
Për të, kërkesa e parë dhe e panegociueshme është kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror në punë që u shkarkuan dje.
Po ashtu kërkohet zgjidhje për formularin e paaftësisë së përkohshme në punë dhe zgjidhjen e kontratës së punës.
‘’1/ Kusht i panegociueshëm, kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror që ajo ka hequr ditën e djeshme mes të cilëve dhe unë
2/ Skemat e kompetencës, kam plotësuar gjithë formularin ashtu siç duhet bërë. Në rast kur unë nuk e plotësoj, dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milion lekë. E plotësova në fund të turnit.
3/Zgjidhej e kontratës së punës, duhet të paraqitem për të zgjidhur, nëse unë kam pretendime. Pata diskutim me ministren, nuk e quan shkarkim. S’di ç’mund të quhet tjetër shkarkim. Dua të ballafaqohem. Duhet ta heqim këtë pikë.’’- tha kontrollorja.