08.04.2021 - 10:25
Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e sotëm në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fushë Milot të Kurbinit.
Sipas policisë, viktima është shtetasi T.K.,77 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 08.04.2021,rreth orës 10 :40, në Fushë-Milot,Kurbin, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T.K.,77 vjeç .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.