Ambasada e SHBA ka njoftuar se Këshilli Rinor i saj ka nisur fushatën anti-korrupsion në Shqipëri ku i ftuar i parë ka qenë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Celibashi foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mekanizmat për monitorimin e partive politike në zgjedhje, verifikimin e kandidatëve dhe përfshirjen e të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor.
Sipas ambasadës, kreu i KQZ-së i nxiti të rinjtë të votojnë e të jenë qytetarë të angazhuar dhe aktivë.
NJOFTIMI NGA AMBASADA E SHBA
Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane filluan sot fushatën e tyre anti-korrupsion me serinë e Youth Talk, ku Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi ishte folësi i ftuar. Z. Celibashi foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mekanizmat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdor për të monitoruar partitë politike gjatë zgjedhjeve. Anëtarët e Këshillit Rinor bënë pyetje në lidhje me procesin e verifikimit të kandidatëve dhe hapësirat e përfshirjes së të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor. Z. Celibashi i nxiti të rinjtë që të votojnë dhe të jenë qytetarë të angazhuar në mënyrë aktive!