MENU
klinika

"Ne duhet të vaksinohemi..."

Analiza: Rikthimi i besimit te AstraZeneca është detyrë për mjekët

09.04.2021 - 09:55

Nga Gaby Hinsliff, The Guardian

Neil Astles ishte vetëm 59 vjeç kur vdiq nga mpiksja e gjakut, pas vaksinimit kundër Covid.

Si çdo viktimë nga pandemia , kjo ishte një humbje shumë e madhe, dhe një tragjedi për familjen e tij. Motra e Neil Astles, Alison Astles, tha se vëllai i saj kishte qenë ” jashtëzakonisht i pafat “.

Ajo që ata nuk dëshironin, ishte që më shumë njerëz të vdisnin si rezultat i frikës nëse AstraZeneca ishte e sigurt dhe një pjesë e tyre për shkak të refuzimit për tu vaksinuar. Si një akademik i specializuar në farmaci, Astles është ndoshta më i informuar se shumica prej nesh për të peshuar rreziqet mjekësore.

Sfida me të cilën përballet qeveria tani, pas njoftimit të së mërkurës është që personat nën 30 vjeç të shëndetshëm do të kenë mundësinë për të zgjedhur nëse duan të vaksinohen me AstraZeneca ose jo.

Siç ka theksuar këshilltari i qeverisë Stephen Reicher, nëse jeni vaksinuar kjo është një nga gjërat më të mira që ndoshta keni bërë deri më sot. Statistikisht, ka më shumë të ngjarë të vdisni nga shkaqe të ndryshme sesa nga vaksina.

Ne duhet të vaksinohemi, sepse padyshim ia vlen që të rrezikosh.

Të rinjtë dhe personat e shëndetshëm nuk kanë shumë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 (megjithëse mund të zhvillojnë komplikacione nga sëmundja).

(Për të gjitha grupmoshat e tjera, përfitimet konsiderohet se tejkalojnë rreziqet.) Meqenëse rregulli i artë është që barnat duhet të jepen vetëm për përfitimet e pacientit, jo për lehtësinë e atyre përreth tyre, duke vazhduar vaksinimin e të rinjve vetëm për të mbrojtur pjesën tjetër prej nesh do të ishte joetike.

Disa do të pyesin nëse Britania duhej të kishte vepruar më shpejt për ti dhënë personave nën të 30 mundësinë për të zgjedhur se me cilën vaksinë duan të vaksinohen.

Ka kaluar një çerek shekulli që nga frika e pilulave në vitin 1995 , ku gratë hoqën dorë nga përdorimi i kontraceptivëve brenda natës pasi studimet sugjeruan një rrezik më të lartë se sa pritej të mpiksjes së gjakut. Kjo çoi në një rritje të shtatzënive të padëshiruara dhe aborteve.

Ajo që ne po shohim tani në Britani, me fjalë të tjera, është një sistem rregullator që bën pikërisht atë që duhet të bëjë: duke punuar në mënyrë metodike përmes provave dhe duke injoruar zhurmën politike.

Kjo nuk do të ndalojë zhurmën që vjen pas kësaj, apo debatet tashmë të tensionuara, nëse pasaportat e vaksinimit mund të jenë një mënyrë për të rihapur teatrot, festivalet e muzikës dhe vendet e tjera të mbushura me njerëz.

Çdo gjë që po ndodh tani,që nga detyrimi i personave për tu vaksinuar është bërë politikisht më e vështirë se sa ishte një javë më parë. Por përparësia tani duhet të jetë rritja e besimit të popullit dhe përgatitja e shpejtë e mjekëve për të identifikuar shpejt shenjat e hershme të komplikimeve të vaksinës – dhe kjo është një punë për profesionistët mjekësorë.

Gjëja më e mirë që politikanët mund të bëjnë tani është të shmangin pengesat./abc

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pa vaksinë deri në...

COVID-19/ Po nëse COVAX dështon?

“Duhani shkakton tromboza, jo vaksina”

Epidemiologu shpjegon rrezikun e vaksinës AstraZeneca