Ambasadorja suedeze në Shqipëri Elsa Hastad zhvilloi sot një takim me banorët e Paçramit në Vaun e Dejës, ku foli mbi procesin zgjedhor në Shqipëri.
Ajo e konsideroi si shqetësues fenomenin e shit-blerjes së votës, ndërsa theksoi se duhet treguar kujdes pasi stadi ku ndodhet tani demokracia në Shqipëri është e brishtë.
“Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm e kanë qytetarët dhe shteti, që duhet t’u sigurojë qytetareve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”, tha ajo.
“Nuk do flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësuese fenomeni i shit blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin ndodhet demokracia në Shqipëri është shumë e brishtë”, u shpreh ambasadorja.