MENU
klinika

Merrni këto masa!

Fëmija juaj urinon shpesh gjatë natës?!

26.10.2018 - 12:13

Enureza Nokturne quhet në termin mjekësor urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë gjatë natës.

Çdo fëmijë normal, pas 3 vitesh lindje, nuk urinon më as natën e as ditën. Nga kjo gjë preket më shumë seksi mashkullor. Shkaqet e urinimit jashtë vullnetit janë të shumta.

Anomalitë e lindura në rrugët urinare, anomalitë në shtyllën kurrizore apo në diabetin e fëmijëve të vegjël. Një arsye tjetër është gjumi i thellë i tyre. Shkaku kryesor në shumicën e rasteve duhet kërkuar te çrregullimet neuropsiqike.

Megjithatë, është vështirë të zbulohen shkaqet konkrete. Fëmijës mbas orës 16:00 nuk i jepet asnjë lëng për të pirë. Këshillohen ushqime me kripë, sepse kripa pakëson urinën.

Fëmija duhet të zgjohet natën, që të urinojë me vullnetin e tij. Shtrati nuk duhet të jetë i butë dhe i ngrohtë. Fëmija nuk duhet të dënohet se i shtohet më shumë frika dhe paniku. Ai duhet të lavdërohet dhe të shpërblehet.

Mënyrat tradicionale të trajtimit

Një lugë kafeje me farë majdanozi e hidhni në një gjysmë litri ujë dhe e zieni për 20 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet në vend të ujit gjatë ditës deri në shërim;

upset toddler boy sitting on bed

Merrni 90 gjethe gështenje të butë. I zieni në 600ml ujë derisa të mbeten 2 gota çaj i përftuar nga ky lëng. Pihet i ngrohtë nga 1 filxhan kafeje 2 herë në ditë. Përgatitja bëhet 2 ditë rradhazi;

Gjethet dhe majat e lulëzuara të bimës Rrodhëza shtypen në një pjatë porcelani, derisa të bëhet pluhur i imët. Nga kjo masë, merret 1 lugë kafeje çdo darkë para gjumit për një muaj rresht.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?